×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj kërkon nga partitë politike të eliminojnë gjuhen e urrejtjes

    Insajderi
    01 June 2017 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut, përmes një komunikate ka kërkuar nga partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore të eliminojnë gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe kërcënimet.

    “Në fushatën e pashpallur elektorale që ishte në kundërshtim me vendimet e KQZ –së subjektet politike lidhën koalicione parazgjedhore sikur edhe pranuan anëtarë të rijnë, kryesisht nga OJQ –të, mediet dhe fusha akademike”,thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

    “KMDLNj kërkojnë nga subjektet garuese qoftë koalicione apo parti politike të eliminojnë gjuhën e kërcënimit, urrejtjes dhe të përjashtimit duke demonstruar një kulturë demokratike me ç’ rast do t’i shpalosin programet e tyre ekonomike, sociale, zhvillimore, arsimore, kulturore, politike etj., si ofertë për t’i fituar votat nga elektorati. Çdo veprim tjetër do të degradonte procesin zgjedhor duke e bërë atë jo të besueshëm rezultatet e së cilës do të kundërshtohen e që nënkupton se procesi do të kthehej prapa”, thuhet në njoftim

    Më tej në reagim KMDLNj thekson se “serbët e Kosovës që nuk pranuan të jenë pjesë e Lista Srpska – mekanizëm para politik dhe para shtetrorë i Serbisë në Kosovë iu nënshtruan kërcënimeve nga Beogradi, që nga presidenti Vuçiq e deri te socialshovinisti Vulin dhe për pasojë u detyruan të largohen nga lista, u hoqën nga lista pa pëlqimin e tyre deri te rrezikimi i jetës siç ishte rasti i fundit i sulmit me armë zjarri ndaj A. Jabllanoviq që deshi të marrë pjesë në zgjedhjet jashtë subjektit politik të Serbisë në Kosovë – Lista Srpska”

    KMDLNj i dënon ashpër të gjitha këto veprime që ndikojnë në mbarëvajtjen e fushatës dhe ditës së votimit duke kërkuar që të krijohen kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë ata që marrin pjesë në zgjedhje pavarsisht përkatësisë etnike, fetare, gjinore, moshore, statutit shoqëror, bindjeve politike, statusit ekonomik dhe kulturor sepse kjo është e drejtë elementare e njeriut për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur si dhe detyrim ligjor i shtetit për të krijuar, ruajtur dhe siguruar kushte për një proces zgjedhor demokratik dhe jodiskriminues.

    KMDLNj në këtë njoftim ka bërë thirrje për një fushatë konstruktive që është parakushti kryesorë të pranohen rezultatet e zgjedhjeve, në mënyrë që të krijohet një stabilitet politik dhe një qeverisje të cilën e duan qytetarët e vendit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark