Ronald Koeman thotë se Leicester City dhe Tottenham do të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit në Premierligë.
Koeman, menaxher i Southampton, beson se Arsenal dhe Manchester City tashmë janë jashtë garës për titull në Premierligë, përcjell Express.
” Leicester City janë njëmbëdhjetë pikë nga Arsenali, dhe dymbëdhjetë nga Manchester City – këto dy skuadra janë jashtë luftës për titullit,” tha ai për Sky Sports.
“Do të jetë një luftë në mes Tottenham dhe Leicesterit”, ka deklaruar strategu holandez. (Gazeta Express)