Ronaldo Koeman u largua muaj më parë nga pozita e trajnerit të Barcelonës.
Në fakt klubi katalunas e shkarkoi teknikun holandez pas rezultateve shumë të dobëta, duke bërë që Barcelona të qëndronte në pozitën e nëntë në tabelë.
Por për ta drejtuar Barcelonën për Koeman ka qenë një ëndërr e bërë realitet, pasi tulipani në Camp Nou ka luajtur edhe si futbollist.
59-vjeçari qëndroi për 14 muaj në Camp Nou duke drejtuar katalunasit në 67 ndeshje zyrtare.
Ai ka thënë se më nuk do të drejtojë asnjë klub në karrierën e tij pasi ka bërë ëndrrën realitet duke qenë trajner i Barcelonës.
“Nuk ishte një fund i lumtur, natyrisht, por nuk dua të flas për këtë. Unë e realizova një nga ëndrrat e jetës,të isha trajner i Barcelonës”.
“Nuk do të më shihni më kurrë në bankën e ndonjë klubi tjetër, vetëm kombëtaren e vendit tim”, u shpreh trajneri holandez.
Kujtojmë që Koeman do ta marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës nga 1 janari i vitit 2023.