×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Koha kur Jasharaj thoshte “Albini edhe mu ka bo tullusum edhe iu kam bo”

    Insajderi
    02 September 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konflikti mes  Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryesindikalistit të Arsimit, Rrahman Jasahraj, është rikthyer në vëmendje, pas hyrjes në grevë të mësimdhënësve. Kohë pas kohë, janë bërë virale disa sekuenca që kanë të bëjnë me ta.

    Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, kishte folur për raportin me kryeministrin Albin Kurti dhe me ish-kryeministrat, në emisionin e Besim Dinës në prill.

    Në kontekst të kësaj, Dina e kishte pyetur Jasharajn se me cilin nga kryeministrat e mëparshëm dhe të tanishmin, do të shkonte në det?

    “Me këta tre po, me këtë jo. Me Albinin jo”, kishte thënë Jasharaj.

    Kur moderatori i emisionit e pyeti pse, ai tha se “edhe m’u ka bo, edhe i jam bo tullusum”.

    Kjo kishte shkaktuar të qeshura në publik, ndërsa videoja ishte bërë virale.

    https://www.dailymotion.com/embed/video/x8dfcfe

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark