×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    KOK prezantoi ekipin për Lojërat Mesdhetare Oran2022

    Insajderi
    21 June 2022 - 11:55

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar ekipin mesdhetar për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik do të mbahen në Oran të Algjerisë.

    Ekipi në përbërje prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve, u prezantua në ceremoninë e organizuar në Hotel Sëiss Diamond në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.

    President i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke iu uruar fat sportistëve, theksoi se njësoj si Spanja që nuk e njeh shtetin tonë, ku katër vjet më parë u fituan katër medalje (tri të arta dhe një të argjendtë), edhe Algjeria do ta njoh vendin tonë duke respektuar simbolet tona gjatë ceremonive të medaljeve.

    Kryeministri Kurti deklaroi se krahas xhudos, pret që sportistët tanë t’i sjellin medalje vendit edhe nga sportet tjera.

    Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, deklaroi se në mungesë të xhudos për ceremoninë hapëse të LM Oran 2022, flamurin tonë do ta bartin mundësi Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana.

    Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u shpreh optimiste se këtë herë do të fitohen edhe më shumë medalje. Ajo kishte fituar të artën katër vjet më parë në LM Tarragona 2018.

    Trajneri më i mirë i xhudos për vitin e kaluar, Driton Kuka, theksoi se krahasur me katër vite më parë, këtë herë ka më shumë sportistë pretendentë për të fituar medalje.

    Në ceremoni, presidenti i KOK-ut, Krasniqi ndau pinat për kryeministri Kurti dhe ministrin Çeku, të cilët bashkërisht ndanë fanellën e Kosovës për xhudisten Krasniqi dhe mundësin Shala.

    Grupi i parë i ekipit niset sonte, ndërsa pjesa tjetër në ditët në vijim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark