Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj i ka komentuar fyerjet e Hekuran Muratit mbi vlerat e UÇK’së dhe përfshirjen e veteranëve në Pagën Minimale.
Kokaj ka thënë se kushdo që del kundër UÇK’së, është armik i tij. Sipas tij, pensioni i veterani duhet të jetë 1 mijë euro.
‘’UÇK’ja është jo vetëm simboli, por koncepti më i dashur në jetën time. Jo pse unë kam qenë pjesë e saj, tek e fundit secili e ka obligim që t’i shërbejë atdheut. Por prej kohës së Skënderbeut e këtej, faza më e ndritshme e kombit tonë dhe e kosovarëve në veçanti është Epopeja dhe kontributi i UÇK’së, lufta, sakrifica dhe në qoftë se është diçka për me u mburrë në histori, është kjo. Këta njerëz të UÇK’së për mua janë gjithçka. Jo pse janë vëllezër dhe bashkëluftëtarë të mi, por për arsye se. Të ardhurat e UÇK’së duhet të jenë 1 mijë euro, jo minimale. Pse me e lidhë minimale. Unë s’jam për Pagë Minimale, por me ia dhanë 1 mijë euro në muajt. Ata s’kanë shku për të holla, e një jetë më të mirë e bë. Ata kanë shku për diçka tjetër.’’, tha ai për Periskopin.
Tutje Kokaj në rastin e postimeve të Muratit, ofron dy versione.
‘’Kushdo, qoftë se është edhe vëllai im apo prindërit e mi që kanë qenë e i du me gjithë zemër, ai që flet ashtu për UÇK’në është armik i imi. Por unë Hekuran Muratitn e njoh që kur kam hyrë këtu, një djal miqësor, që kurrën e kurrës s’e kam dëgjuar të flasë kundër UÇK’së. Prandaj unë nuk e di se si e ka thënë dhe në çfarë konteksti e ka thënë, por nëse ai flet kundër UÇK’së, jam kategorikisht kundër. Nëse i ka rrëshqitë ajo fjalë, fundi i fundit, njerëz jemi edhe në Parlament pati shajë njëri aty. Në qoftë se është qëllimi ogurzi, qëllim i keq dhe i paluhatshëm, atëherë ai e ajo s’ka vend rrugëdalje tjetër. E nëse ai e paska tërheqë fjalën, një kërkimfalje është e justifikueshme dhe me i dhënë pikë asaj pune. Me kusht që në asnjë rrethanë e në asnjë mënyrë mos ta përsërisë. Nëse ka qenë konsekuent dhe shprehet që është kundër UÇK’së, ai s’ka vend as në shoqërinë tonë. Kushdo që është ai, qoftë edhe vëllai im.