17:18 - 25 Maj 2023

Në kuadër të “Javës së Bibliotekës”, në bibliotekën e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani” u zhvillua aktiviteti “Koleksionet e bibliotekës në mbështetje të arsimimit”. Drejtues të këtij aktiviteti dhe sesioni bibliotekar ishin Munish Hyseni, drejtor i bibliotekës së lartcekut dhe Bukurije Haliti, koordinatore e Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Në këtë sesion u paraqiten këta njohës ndërkombëtarë dhe vendorë të fushës së bibliotekarisë:

Jevgenia Sevcova , EIFL, Kordinatore e Programeve dhe Eventeve.

Tema: Konsorciumi i bibliotekave

Fatime Mehmetaj, nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës

Tema: Shërbimi i referencave në bibliotekat publike

Eronida Ismajli, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Tema: Shërbimet referale në retrospektivë

Bedrije Bojniku – Jashari nga SHFMU “Asim Vokshi”

Tema: Roli i bibliotekave shkollore në nxitjen e leximit

Bujar Hajrizi, nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”

Tema: Aktivitetet e projektit “Qytetari digjital”