×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kollçaku tregon një histori tjetër: Taksisti më tha se “para se të flej shikoj videot e Albin Kurtit”

    Insajderi
    11 November 2022 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka treguar një histori tjetër me një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Derisa ka folur edhe për rastin e parukieres, Mulhaxha-Kollçaku ka rrëfyer rastin tjetër me taksistin shqiptar i cili i  ka thënë asaj se para se të bie të flej, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ishte  deklaruar për Asociacionin.

    ‘Ajo është punëtore në Prishtinë. Edhe sinqerisht më ka mahnitur ai sinqeritet. Nuk e kam pritur që aty në salon ta dëgjoj këtë fjali. Çka reflektoj më shumë, ishin në mënyrën më të ulët duke e quajtur frizerkë. Unë desha ta vazhdojë opinioin me një taksisti në Shkup ku e kasha dëshmitare zyrtarën e Kuvendit. Rastësisht hypën në taksi edhe ai rastisi të ishte shqiptar”, tregon Kollçaku.

    “E nxori telefonin edhe na e tregoi një fjalim të Albinit kur ka fol për Zajednicën, ai na tha para se me flejt e shoh këtë video. Kam pas me postu, por nuk e bëra, pasi kam marrë shumë komente negative e nënçmuese”, tha ajo në Prime Time.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark