Skuadra zvicerane Basel ka njoftuar për transferimin e Benjamin Kolollit.
Basel bëri të ditur se Kololli u transferua tek ta për parametra zero.
Mbrojtësi kosovar s’dëshiroi të vazhdonte më në Japoni me Shimizu S-Pulse, ku luajti për tre sezone atje.
Ai bëri hapin e madh, duke u rikthyer në dinamikat e futbollit evropian.
31-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e 2025-ës, me opsion vazhdimi deri në një sezon tjetër. /Insajderi.org/