×
  • Lajme
  • Insajderi

    Koloneli i bën pyetje publike Hydajet Hysenit: Fol Hydajet mos na vrajë këngën me heshtje

    Insajderi
    17 September 2021 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Zonës Operative të Llapit, Muharrem Mahmutaj “Rremi”, në profilin e vet në “Facebook” i ka parashtruar një pyetje publike deputetit të tashëm të Vetëvendosjes, ish-të burgosurit politik, Hydajet Hysenit, se a është qëndrim zyrtar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes deklarata e deputetit të LV-së, Haxhi Avdylit, rreth akuzave të tij për vrasje të pjesëtarëve të LDK-së, nga UÇK-ja.

    Mahmutaj e ka pyetur deputetin Hyseni se pse po heshtë për këto akuza kur e njeh vet Calin sepse gjatë luftës edhe të ka bërë konak.

    Postimi i plotë i Mahmutajt:

    Pyetje publike për mikun tim Hydajet Hyseni

    Veç një pyetje e kam miku im Hydajet Hyseni. Ti e njeh mirë Sali Mustafën -Calin. Ja njeh vlerat. E njeh edhe si të burgosur politik por edhe si luftëtar të UÇK-së. E kemi takuar bashkë edhe në ditët e vështira të luftës.

    Na ka pas kthye bukë e bo konak. A pajtohesh me akuzat qe ja bëri Calit kolegu yt deputet nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli dhe a është ky qëndrim i Grupit tuaj parlamentar? Fol Hyd se ty nuk të ka hije heshtja! Ke fol dhe ke qenë frymëzim për ne kur ka qenë edhe me vështirë. A të kujtohet Hydë sa shpesh e kemi këndur bashkë me Calin këngën e rapsodëve të Tropojës për ty

    “Përgjithmonë ne pranë e kemi trimin tonë Hydajet Hyseni ..”

    Mos na e vrajë këngën!

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark