×
  • Lajme
  • Aktuale

    Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s shkon në Beograd për barrikadat

    Insajderi
    20 December 2022 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vazhdën e bllokimit të veriut të Republikës së Kosovës nga ana e kriminelëve serbë me barrikada, sot komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch do të shkojë në Beograd për ta takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Takimi është caktuar për në orën 10:00 në ndërtesën e sekretariatit të presidencës serbe, ka kumtuar shërbimi për media i Vuçiqit.

    Musnch në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve Tanjug ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë.

    Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark