×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja kuqezi, ja 23 lojtarët që kanë marrë ftesë për Euro 2016

    Insajderi
    15 May 2016 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Telesport.al” ka mësuar ditën e shtunë në mesditë nga burime të vetat për 24 emra, që e kanë ftesën në dorë tashmë, me Amir Rrahmanin, i cili e ka të qartë mospjesëmarrjen në Francë, por do të jetë i gatshëm, ashtu si edhe dy lojtarë të tjerë (mbeten enigmë ende), si kontigjent në rast të ndonjë të papriture në repartin e mbrojtjes.

    Naser Aliji mbetet jashtë finaleve të Europianit të kësaj vere, sepse deri më tani nuk është ftuar, çka do të thotë se e ka humbur konkurrencën me kuqezinjtë e tjerë të rolit të tij.

    Prurja më e fundit e De Biasit, Frederik Veseli, ishte e kuptueshme që do të mbetej jashtë, ashtu sikurse nuk ka vend as për Milot Rashicën, për të cilin është folur shumë.

    Lojtari i Vitesse duhet të presë për të qenë pjesë e përfaqësueses së madhe në kualifikueset e “Botërorit 2018”. Në Francë, si pjesë e kombëtares shqiptare, debutuese në “Euro 2016”, pritet të jenë emrat e mëposhtëm, të cilët e kanë tashmë ftesën në dorë.

    Kuptohet, zyrtarizimin do ta bëjë De Biazi, i cili, ndryshe nga kolegët e tij të Grupit A, po heziton ta publikojë, madje u është dhënë porosi lojtarëve të mos tregojnë nëse u ka mbërritur apo jo ftesa deri më 23 maj.

    kuqezi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark