×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja Shqiptare miqësore me Luksemburgun

    Insajderi
    29 February 2016 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin mars në kuadër të përgatitjes para Kampionatit Evropian.

    Skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi do të luajë me 29 mars ndaj Luksemburgut në stadiumin “Josy Bathel”, në orën 20.15.

    Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet sajtit zyrtar të saj.

    Ndërsa më datë 26 mars, ajo do të zhvillojë miqësoren e parë të këtij viti, në stadiumin “Ernest Hapel” të Vjenës, kundër Austrisë.

    Tre ditë më pas kombëtarja do të luajë në Luksemburg. Ndërkaq, para pak ditëve, është konfirmuar zyrtarisht, edhe një miqësore që do të zhvillohet më 29 maj kundër Katarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark