23:18 - 04 Shkurt 2023

Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh.

Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim.

Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi.

Ky veprim nuk u prit mirë nga publiku që po e ndjekin BBVA, shumë nga ta madje edhe e kanë kërcënuar Dea Mishel-in.

“Dea coftinë, ta tregojmë ne ty qejfin”, Dea ki me i thënë vetes nënë pse mbane” , “Dea vajzë e poshter”, thuhet në disa komente në faqen zyrtare në Instagram të Big Brother Vip Albania.

Shumë nga adhuruesit e këtij formati televiziv gjithashtu kanë shprehur revolten e tyre duke bërë thirrje që askush të mos votojë sonte për nominim.

“Dea vdeksh oj e poshtër, njerëz mos votoni ju lutem sepse e kanë bërë kastile të poshtrit”, thotë një qytetar.