×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kompani pa-licencë, mungesë oksigjeni, vdekje pas hyrjes në oksigjeno-terapi – Pse Ministria e ShSKUK-ja nuk pranojnë që të japin të dhëna?

    Insajderi
    22 November 2020 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si pasojë e mos menaxhimit për furnizim nga kompanitë të licensuara, disa nga Spitalet Publike janë furnizuara nga kompanitë të cilat nuk as licencë për oksigjen medicional. Njëra prej tyre ka treguar edhe sa herë e ka furnizuar Spitalin e Prizrenit më oksigjen.

    Emisioni i plotë:

    Arianit Hoxha nga “Lindi Gas” ka thënë për InDoks se ishte vetë urdhëri i ministrisë të Shëndetësisë për t’i furnizuar Spitalin e Prizrenit 10-15 me oksigjen medicional, për të cilin nuk është as i licencuar për të.

    “Po i përmbushim kushtet dhe në rajon nuk ka kësi objekti. Tash nuk po e di arsyet se psë nuk është dhënë kontrata. Kjo është bë me urdhër të ministrit të Shëndetësisë ne I kemi certifikatat e cilësisë së gazit edhe është një cilësi që I arrin qato kushtet. Po direkt të Ministri Armend Zemaj. I kemi ceritfikata edhe oksigjeni importohet si oksigjen medicional. Oksigjeni vjen prej një firme që prodhohet në Itali është Sol Shpk, prodhohet në Itali vjen në Maqedoni dhe pastaj vjen në Kosovës. Siq tregova vjen me certifikatë se është oksigjen mediacional. Për mbushje spo di sa herë I kemi mbush po përafersisht 10-15 herë. Kompania ka cilësinë e gazit edhe ne e kemi në firme një analiztor për matjen e gazit e cila është 99.9 %”, ka thënë Hoxha.

    “Realisht për me kry njëfare obligimi, ju kam dërgu si donacion e kam lënë  atë punë me kanë qitë në gazetë. Ma shumë u bo e madhe përkundrazi nuk ka pas asgjë, nuk kam pas intere, por kur kan hy hajnat për tendera kur një bocë e oksigjenit shitet 30 euro. Skam furnizu kurrë me kanë lut se qyteatërt e mijë ishin keq edhe në pozitë të keqe se kurrë në jetë nuk du mu marr me ta se puna shtetit hajr skam pa. Jo unë licencë po kerkush në Kosovë nuk ka.”

    Emisioni i plotë

    Edhe spitali i Gjilanit ka pasur telashe me furnizimin me oksigjen. Disa muaj më parë ata kishin lidhur kontratë me kompaninë “Autogeni-Ada-Gas”, pronë e Ridvan Muratit. Kompani pa licencë për oksigjen medicional. Pasi që në terren kishte dalë Inspektorati Shëndetësor, kjo kontratë është anuluar. InDoks ka folur me pronarin e kësaj kompanie. Ai pos që jep disa shpjegime për rastin e kontratës së anuluar, hedh akuza për hajni.

    “Realisht për me kry njëfare obligimi, ju kam dërgu si donacion e kam lënë  atë punë me kanë qitë në gazetë. Ma shumë u bo e madhe përkundrazi nuk ka pas asgjë, nuk kam pas interes, por kur kan hy hajnat për tendera kur një bocë e oksigjenit shitet 30 euro. S’kam furnizu kurrë me kanë lut se qytetarwt e mijë ishin keq edhe në pozitë të keqe se kurrë në jetë nuk du mu marr me ta se puna shtetit hajr skam pa. Jo unë licencë po kerkush në Kosovë nuk ka”, ka thwnw Murati.

    InDoks për një javë ka pritur përgjigje nga drejtuesit e Shërbimit Spitalor Kosovar, që menaxhon me sistemin publik të shëndetësisë në vend, për të ditur numri e pacientëve të prekur nga Covid 19 e që pasi që janë futur në oksigjeno-terapi dhe kanë vdekur, por si për këtë pyetje edhe për shumë të tjera ata nuk kanë pasur përgjigje.

    As në Ministrinë e Shëndetësisë, që po ashtu udhëhiqet nga njeriu i partisë së Kryeministrit Avdulla Hoti ish-deputeti Armend Zemaj nuk kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje. As të dhëna e as përqindje.

    Emisioni i plotë

    Deri pas mesit të nëntorit 2020 Kosova me vetëm 1.8 milionë banorë ka regjistruar mbi 32 mijë persona të prekur me covid 19, dhe atë vetëm ata që dihen nga testimet. Nga ky virus, sipas statistikave zyrtare kanë vdekur mbi 870 persona në vend.

    Mbingarkesa me pacientë në Qendrën Klinike Universitare dhe spitale rajonale, ka shkaktuar mungesë të oksigjenit për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

    Si pasojë e mos menaxhimit për furnizim nga kompanitë të licensuara, disa nga Spitalet Publike janë furnizuara nga kompanitë të cilat nuk as licencë për oksigjen medicional. Njëra prej tyre ka treguar për InDoks se sa herë e ka furnizuar Spitalin e Prizrenit më oksigjen.

    Arianit Hoxha nga “Lindi Gas” ka thënë për InDoks se ishte vetë urdhëri i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për t’i furnizuar Spitalin e Prizrenit 10-15 herë me oksigjen medicional, për të cilin nuk është as i licencuar.

    “Po i përmbushim kushtet dhe në rajon nuk ka këso objekti. Tash nuk po e di arsyet se psë nuk është dhënë kontrata. Kjo është bë me urdhër të ministrit të Shëndetësisë ne I kemi certifikatat e cilësisë së gazit edhe është një cilësi që I arrin qato kushtet. Po direkt të Ministri Armend Zemaj. I kemi ceritfikata edhe oksigjeni importohet si oksigjen medicional. Oksigjeni vjen prej një firme që prodhohet në Itali është “Sol Shpk”, prodhohet në Itali vjen në Maqedoni dhe pastaj vjen në Kosovës. Siq tregova vjen me certifikatë se është oksigjen mediacional. Për mbushje spo di sa herë I kemi mbush po përafersisht 10-15 herë. Kompania ka cilësinë e gazit edhe ne e kemi në firme një analiztor për matjen e gazit e cila është 99.9 %”, ka thënë Hoxha.

    Edhe spitali i Gjilanit ka pasur telashe me furnizimin me oksigjen. Disa muaj më parë ata kishin lidhur kontratë me kompaninë “Autogeni-Ada-Gas”, pronë e Ridvan Muratit. Kompani pa licencë për oksigjen medicional. Pasi që në terren kishte dalë Inspektorati Shëndetësor, kjo kontratë është anuluar. InDoks ka folur me pronarin e kësaj kompanie. Ai pos që jep disa shpjegime për rastin e kontratës së anuluar, hedh akuza për hajni.

    “Realisht për me kry njëfare obligimi, ju kam dërgu si donacion e kam lënë  atë punë me kanë qitë në gazetë. Ma shumë u bo e madhe përkundrazi nuk ka pas asgjë, nuk kam pas interes, por kur kan hy hajnat për tendera kur një bocë e oksigjenit shitet 30 euro. S’kam furnizu kurrë me kanë lut se qytetarwt e mijë ishin keq edhe në pozitë të keqe se kurrë në jetë nuk du mu marr me ta se puna shtetit hajr skam pa. Jo unë licencë po kerkush në Kosovë nuk ka”, ka thwnw Murati.

    InDoks për një javë ka pritur përgjigje nga drejtuesit e Shërbimit Spitalor Kosovar, që menaxhon me sistemin publik të shëndetësisë në vend, për të ditur numri e pacientëve të prekur nga Covid 19 e që pasi që janë futur në oksigjeno-terapi dhe kanë vdekur, por si për këtë pyetje edhe për shumë të tjera ata nuk kanë pasur përgjigje.

    Emisioni i plotë

    As në Ministrinë e Shëndetësisë, që po ashtu udhëhiqet nga njeriu i partisë së Kryeministrit Avdulla Hoti ish-deputeti Armend Zemaj nuk kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje. As të dhëna e as përqindje.

    Deri pas mesit të nëntorit 2020 Kosova me vetëm 1.8 milionë banorë ka regjistruar mbi 32 mijë persona të prekur me covid 19, dhe atë vetëm ata që dihen nga testimet. Nga ky virus, sipas statistikave zyrtare kanë vdekur mbi 870 persona në vend/InsajderiInDoks

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark