×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gruaja me fëmijë nxirret jashtë banesës nga “Alb Petroll”- Kompania denoncohet në prokurori

    Insajderi
    01 November 2022 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte në orët e vona qytetarja Kaltrina Leku është nxjerr nga banesa, për të cilën thotë se e ka blerë e paguar në kompaninë “Alb Petroll” në Prishtinë. Telashet e saj kanë filluar tash e një vit më parë, dhe madje për këtë rast janë deponuar edhe denoncime në Prokurori.

    Në banesën që Leku thotë se e ka paguar tek kjo kompani, është vendosur dikush tjetër.

    Avokati i znj. Leku, Emin Zariqi për Gazetën Insajderi ka njoftuar se këtë rast e ka paraqitur në Prokurorinë e Shtetit që nga viti 2021.

    Ai shton se pronarët e kompanisë ndërtimore të “Alb Petrol”, Idriz Ejupi e Jahë Osmani janë nga Podujeva.

    Dua ta paraqes një rast për të cilin e kemi paraqitur në Prokurorinë e Shtetit që nga viti 2021, për mashtrim nga pronarët e kompanisë ndërtimore “Alb Petrol” nga Podujeva Idriz Ejupi dhe Jahë Osmani, lidhur me banesën e znj. Kaltrina Leku“- ka thënë avokati për Insajderin.

    Madje, siç njofton avokati i Lekut, Emin Zariqi, derisa po presin që të ndërmerren veprime nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, sot ka pasur zhvillime më dramatike.

    Dikush i ka nxjerr rrobat e gjësendet tjera të Lekut nga banesa.

    “Edhe pse gjatë ditës se sotme kemi kërkuar sërish të hapet banesa, nuk na kanë lejuar”, tha tutje Zariqi.

    Ai shtoi se “sonte na lajmëruan se i kanë larguar jashtë në ambient të hapur gjësendet e znj. Kaltrina Leku, erdhën një hetuese nga stacioni qendra dhe një polic tjetër”.

    Ai thotë se në lidhje me këtë banesë kanë bërë paraqitje edhe të rasteve të tjera në Polici dhe ka pasur edhe arrestime për vepra të tjera

    “Gjithashtu, kemi paraqitur rast të ri me 24 .08 2022 është arrestuar një person me emrin Besim Ahmeti nga Vushtrria për armëmbajtje pa leje dhe dy karikator fishek si dhe çelësi i banesës që e kishin thyer dhe persona të tjerë të rrezikshëm të njohur për organet e rendit. Elird Humolli dhe Ardit Sekiraqa edhe pse e kanë pas të ndaluar të hynin në banesën e njëjtë që ka qene e bllokuar me shirita nga policia e Kosovës, gjegjësisht hetuesi i rastit Naser Berisha, stacioni Qendra, kemi kërkuar disa here që të shkojmë në banesë mirëpo asnjëherë nuk na u është lejuar nga pjesëtaret e policisë”, tha avokati Zariqi.

    Ndryshe, Gazeta Insajderi tash e më shumë se një muaj është duke pritur përgjigje nga kompania ‘Alb Petroll’ për këtë rast, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

    Poashtu, Insajderi për këtë rast e ka kontaktuar javë më parë edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë si dhe Odën e Noterëve të Kosovës, por nuk ka marrë ende përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark