×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompanitë turistike kosovare takohen me ambasadorin shqiptar – ai u ka dhënë një premtim

    Insajderi
    19 July 2017 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bllokimi i rrugës “Pavarësia” për autobusët me pushues nga Kosova ka bërë që ambasadori i Shqipërisë në Kosovë të pres sot në takim, disa përfaqësues të këtyre kompanive turistike.

    Tri kompani i kanë konfirmuar Insajderit se takimi është mbajtur sot dhe temë e diskutimit ka qenë shqetësimi i tyre për bllokimin e rrugës.

    “Kemi pasur takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë dhe ai na ka premtuar se kjo punë do të rregullohet”, ka thënë Egzon Sejdiu, menaxher i kompanisë turistike “Endriti”.

    Një takim të tillë e kanë konfirmuar edhe dy kompani të tjera që nuk kanë dashur të identifikohen.

    I vetmi që ka pranuar të flasë ka qenë Sejdiu dhe sipas tij, ambasadori Qemal Minxhozi u ka premtuar atyre se brenda dy-tri ditëve do të takohen me kryebashkiakun e Durrësit, Emiljan Jani.

    “Ne jemi optimist që ky problem do të zgjidhet dhe rruga do të lirohet edhe për ne”, ka thënë Sejidu për Insajderin.

    Në ndërkohë ambasadori Minxhozi në intervistën e tij për Express nuk e përmendi takimin me kompanitë turistike të Kosovës. Megjithatë ai konfirmoi, se takimi mes kryebashkiakut të Durrësit dhe kompanive kosovare do të ndodhë brenda dy ditëve.

    Ai ha se do të bisedohet për të gjetur një zgjidhje.

    Ambasadori ritheksoi se kjo ndalesë nuk është diskriminim ndaj kosovarëve.

    “Nuk është diskriminim vetëm ndaj kosovarëve, është një diskriminim për shkak të kushteve që janë krijuar, megjithatë, ka mundësi për të gjetur një dalje, me bisedime. Në qoftë se do të përdorim këtë term, atëherë është diskriminim edhe ndaj pushuesve të Tiranës që shkojnë me të njëjtin numër autobusësh nga Tirana për në Durrës”, tha ai.

    Ambasadori shqiptar, tha se vetëm nga Kosova janë gjithsej 35 autobusë  që udhëtojnë brenda ditës për në Plazhin e Durrësit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark