×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komuna e Lipjanit i jep subvencione kundër rregullave klubit të biznesmenit të përfshirë në rastin ‘Brezovica’

    Insajderi
    24 May 2022 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Multimilioneri Abedin Salihu, është njëri nga të dyshuarit për rastin “Brezovica”, i cili tashmë është liruar nga shteti. Në kohë kur kishte shpërthyer aksioni i Prokurorisë së Ferizajt kundër degradimit të Brezovicës, komuna e Lipjanit favorizonte biznesmenin lipjanas.

    Ky i fundit përmes ekipit të tij futbollistik KF “Ulpiana” kishte marrë mbi 14 mijë euro subvencione kundër rregullave, nga komuna e udhëhequr nga Imri Ameti, zbulon Gazeta Insajderi.

    Paratë ishin paraparë për shpenzimet e pagave dhe mëditjeve për lojtar dhe staf profesional, por ato ishin ndarë në kundështim me kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

    Klubi i biznesenit Salihu kishte aplikuar për subvencione dhe i ishin aprovuar 6 mijë euro apo 41% e vlerës së projektit, që i bie se klubi kishte marrë 8 mijë e 500 euro më shumë në kundërshtim me thirrjen publike që ishte e paraparë të ndahen 30% të mjeteve.

    Këtë gjetje e ka konfimruar edhe Zyra Kombëtare e Auditorit, përmes raportit të fundit që e ka publikuar në maj, e ku referohen parregullësitë në komunën e Lipjanit.

    Raporti thekson se sipas thirrjes publike të komunës për OJQ të datës 31.03.2021 mund të aplikojnë me projekte në lëmin e sportit dhe sipas shpenzimeve të pranuara drejtpërdrejt pagesat deri në 30% nga shuma e subvencionuar për paga dhe mëditje për lojtar dhe staf tjetër profesional.

    Raportimi i auditorit

    Gazeta Insajderi kishte raportuar afërsine biznesmenit Salihu me pushteti në Lipjan që udhëhiqet nga Imri Ahmeti.

    Kompania e tij ‘Dino’ sh.p.k, që mbanë pronësin e Abedin Salihut kishte fituar 5 tenderë nga Komuna e Lipjanit në vlerë 2 milionë e 912 mijë 308 euro.

    Deri para dhjetë ditësh, biznesmeni më i fuqishëm i Lipjanit ka qenë në arrati. Gazeta Insajderi në mars pati raportuar ekskluzivisht se multimilioneri kosovar, kishte ikur nga shteti, pavarësisht se kërkohej nga Policia e shtetit.

    Salihu sipas Prokurorisë dyshohet se në kundërshtim me Ligjin që mbron Parkun Nacional “Sharri”, e ka ndërtuar hotelin “Brezovica Hotel Spa”, pronar i së cilit është ai.

    Mbi këtë të fundit tash rëndon vepra “degradim dhe shkatërrim” i ambientit të Brezovicës.

    Për dallim nga Salihu që u liruar nga shteti, ndaj tetë personave që u arrestuan për rastin “Brezovica 3”, Gjykata Themelore në Ferizaj, u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./Gazeta Insajderi/

    Lexo të gjitha shkrimet e Gazetës Insajderi për Abedin Salihun:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark