×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Komuna i ndau 80 mijë euro për Ballkanin – qeveria e anulon vendimin, gazetari sportiv: Vendim i duhur

    Insajderi
    21 June 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, klubi i Ballkanit i reagoi ashpër Qeverisë së Kosovës për “bllokimin” e 80 mijë eurove të ndara nga Komuna e Suharekës.

    Përmes rrjeteve sociale, klubi suharekas e quajti të papranueshëm këtë vendim të ekzekutivit.

    Këto mjete, Komuna e Suharekës ia kishte ndarë klubit pas shpalljes kampion dhe pjesëmarrjes për herë të parë në garat evropiane.

    Por, me reagimin e Ballkanit nuk pajtohet aspak gazetari i sportit, Lavim Pireva.

    Pireva në “Dueli Sportiv” deklaroi se qeveria në këtë rast bëri vendimin e duhur.

    “E pashë kërkesën që klubi ia ka dërguar kuvendit komunal, kërkesa ishte në muajin maj dhe klubi i ka kërkuar mjetet për mbulimin e shpenzimeve të përgatitjeve në Turqi”, tha fillimisht Pireva duke vazhduar:

    “Klubet tona nuk shkojnë në Turqi për përgatitje. Qeveria nuk e ka refuzuar kërkesën, qeveria ka thënë që është më mirë të diskutohet dhe ku ka nevojë të shpenzohen ato mjete”.

    Tutje, ai thotë se Suhareka ka nevojë për ato mjete të investohen diku tjetër.

    “Mos të harrojmë se Ballkani ka faturë të pagave vjetore prej 960 mijë eurosh. Një klub që i jep 960 mijë euro për paga, nuk kish me pas nevojë për 80 mijë euro. Qyteti i Suharekës ka nevoja tjera. Esenca është se si të ndihmohen klubet – në infrastrukturë apo shkollim të trajnerëve, jo në paga, theksoi ai.

    “Shpenzimet e klubeve te ne janë në kufinjtë e absurdes. Nuk kërkohen mbulim të shpenzimeve për përgatitjeve në Turqi pasi mund të bëhen edhe në Ohër, me kosto më të ultë”, përfundoi gazetari i Telegrafit, Lavdim Pireva.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark