×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna miraton kërkesën e prindërve për mësuesen me mbulesë

    Insajderi
    21 November 2016 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    220 nxënësit e shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, u janë rikthyer përsëri bankave shkollore pas një javë bojkotimi të procesit mësimor.

    Kjo pasi, pa ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit, autoritetet komunale në Malishevë, kanë marrë vendim që mësuesja e matematikës Fatmire Bujupi, ndaj së cilës ishin ankuar prindërit për shkak të mbulesës, të transferohet në shkollën e mesme profesionale ekonomiko-juridike “Lasgush Poradeci” në Malishevë.

    “Procesi edukativo-arsimor ka filluar dhe gjithçka është në rregull. Zgjidhja është bërë nga drejtoria e Komunës së Malishevës për arsim, duke e transferuar në një shkollë tjetër”, ka thënë drejtoresha e shkollës Bukurie Krasniqi, për televizionin “Tribuna”.

    Sipas saj të gjitha orët e humbura të matematikës do të zëvendësohen në ditët e fundjavës.

    Komuna e Malishevës ka thënë se transferimi është bërë në bashkëpunim mes dy shkollave dhe ky ka qenë një vendim i nevojshëm.

    Kërkesa e prindërve të nxënësve në shkollën fillore në Drenoc, kishte ngjallur reagime të mëdha në të gjithë Kosovën, duke rihapur edhe njëherë temën e shamisë në shkollat e  Kosovës.

    Edhe Ipeshkvia e Kosovës kishte dalë në mbrojtje të mësuese Bujupi.

    Prindërit kërkojnë heqjen e mësueses shkaku i mbulesës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark