09:46 - 25 Korrik 2019

Sot në mëngjes, fluturimi OHY 709 i kompanisë ajrore OnurAir nga Antalia – Turqi pas aterrimit në ANP “Adem Jashari” i është shfaqur një problem teknik pa ndikim në sigurinë e fluturimit.

Me asistencë të stafit teknik të aeroportit aeroplani është parkuar pa problem. Menjëherë pas kësaj, kanë intervenuar mekanikët e mjeteve ajrore nga kompania ajrore AdriaAirways të stacionuar në aeroport dhe e kanë eliminuar problemin teknik.

Aeroplani kishte vonesë në arritje 1 orë e 25 minuta, dhe është nisur për në Antalia në ora 5:58 në vend të kohës së paraparë në 3:30 min.

Tags: