×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuniteti LGBTI në Shqipëri mban paqësisht paradën për të drejta të barabarta

    Insajderi
    13 May 2017 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pavarësisht shqetësimeve për rrethanat e paradës së përvitshme të pedalimit me biçkleta nga komuniteti LGBTI në Shqipëri, eventi i organizuar të shtunën kaloi pa incidente.

    Duke pedaluar si çdo vit në rrugët e kryeqytetit, komuniteti LGBTI në Shqipëri i shoqëruar nga mbështetës brenda dhe jashtë vendit përhapi mesazhe të dashurisë, barazisë dhe tolerancës, shkruan Reporter.al.

    Dhjetëra persona që mbanin në duar pankarta kundër homofobisë dhe pro tolerancës së preferencave të ndryshme seksuale pedaluan duke brohoritur dhe duartrokitur për të gjithë ata që treguan kurajon të merrnin pjesë dhe për t’i dhënë shpresë të gjithë atyre që nuk e kishin të mundur zbulimin e homoseksualitetit të tyre.

    Këtë vit itinerari ndryshoi, duke u shkurtuar për shkak të një mos-dakordësie mes shoqatave LGBTI në Shqipëri dhe opozitës e cila ka ngritur një çadër përpara zyrës së kryeministrit Rama.

    I pranishëm në manifestim, Avokati i Popullit Igli Totozani përgëzoi pjesëmarrësit për pedalimin dhe bëri thirrje për më shumë të drejta për komunitetin LGBT në Shqipëri.

    Aktivistët gjithashtu i bënë thirrje qeverisë të çojë përpara të drejtën e komunitetit për një familje të njohur ligjërisht.

    Xheni Karaj, njëra prej organizatoreve, ka thënë që nga nëntë pjesëmarrës në paradën e vitit 2012, evenimenti është rritur dukshëm për dhjetëra më shumë, shkruan Colimbia Basin Herald.

    “Ky është një akt proteste. Koha e premtimeve ka kaluar. Koha ka ardhur që politikanët shqiptarë të përmbushin dhe respektojnë premtimet e tyre”, ka thënë Karaj.

    Kristi Pinderi thotë që homoseksualët kanë vendosur të mos fshihen më dhe parada ishte “gëzimi i jetës dhe dashurisë.

    Parada gjysmë orëshe, u përkrah edhe nga pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark