×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Koncert i grupit arbëresh “Shega”

    Insajderi
    24 October 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupi simpatik muzikor „Shega“ nga Hora Arbëreshe, i përbërë nga pesë artistë të rinj, në Këln të Gjermanisë, para publikut shqiptar dhe gjerman, shfaqi koncertin e tij simpatik, ku solli ngrohtësinë shpirtërore arbëreshe me frymë mesdheu përmes këngëve të bukura të dashurisë.

    Ky organizim i bërë nga Shoqata Kulturore Shqiptare “URACult”, e cila për një publik të ri e të kulturuar, po ofron shfaqje të ndryshme artistike, me artistë elitë shqiptarë të të gjitha fushave, është për t’u vlerësuar. Aktivistët e “URACult” nga Këlni, u kujdesën për të vënë një urë komunikimi mes mërgimtarëve nga trojet shqiptare në Gjermani dhe arbëreshëve në Sicili përmes grupit “SHEGA”, që tashmë është bërë i njohur ku i thonë bukës bukë e ujit ujë, Në një mbrëmje plot muzikë, plot këngë, plot dashuri e plot fije lidhëse vëllazërore, atmosfera e gjallë ndezi zemrat e artistëve dhe publikut.

    Ky koncert sa simbolik aq edhe artistik do të mbetet për kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve të Gjermanisë, nga grupi arbëresh i përbërë nga: Giorgio Fusco (vokal) Severio Guzzetta (kitarë, buzuk) Alessandro Ferrantelli (bateri), Roza Alongi (violinë) dhe Giorgio Ciulla ( bas elektrik).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark