×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konferenca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 13 ose 14 shtator

    Insajderi
    21 July 2021 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Dhomën e Specializuar në Hagë, la përfunduar konferenca e gjashtë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou, ka propozuar që konferenca e ardhshme për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit të zhvillohet më 13 ose 14 shtator.

    Me këtë propozim janë pajtuar edhe Prokuroria edhe avokatët mbrojtës.

    Prokuroria nuk ka datë për nisjen e gjyqit

    Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar që të tregojë nëse qëndron ende muaji tetor, si afat për dorëzimin e dosjes paraprake dhe se në cilën fazë të hetimeve është prokuroria.

    Nga ZPS-ja thanë se nuk kanë datë për nisjen e gjyqit dhe se hetimet “do të vazhdojnë për të ardhmen e parashikueshme”, duke shtuar se hetimet janë në një fazë të avancuar.

    Mbrojtja tha se prokuroria nuk mund të bëjë hetime të pafundme dhe shtoi se derisa të marrin të gjitha materialet e nxjerra nga ZPS-ja, nuk mund të ndërtojnë mbrojtjen e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark