
Para disa ditës, një 11 vjeçar është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë.
Sipas raportimeve dhe deklarimeve të prokurorisë, në trupin e të miturit pati shenja dhune.
Lidhur me vdekjen e 11 vjecarit të komunitetit rom, sot Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme.
Kjo për të diskutuar lidhur me rrethanat e dyshimta të vdekjes së të miturit.
I mituri i komunitetit rom ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti banesor në Fushë Kosovë.
Ndërsa, nëna e tij e ka akuzuar një 20 vjeçar, po ashtu rom, për vdekjen e djalit të tij