×
  • Showbiz
  • Show

    Konferencë e muzikës në Prishtinë

    Insajderi
    14 October 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga prezantimi në rrjete sociale, faqja e eventit është e renditur në një menyrë që supozon se mendimi ose brenga kolektiv/e i/e organizatorëve është e njejtë, që “kjo konferencë nuk po bohet për qef, po për nevojë.” Nga dita e henë, Prishtina Music Conference ose PMC, ka filluar të shpalosë programin e saj për 3 dhe 4 Dhjetor që do mbahet kryesisht në Kino Armata.

    Temat si “A Lesson on Taste” prezentuar nga ekipa e Kult-Urë (e për ta Adrian Berisha) sjelle në Prishtinë qytetarin e saj urban Hedon Blakaj. Linde e rrite në Prishtinë, Hedoni tani është, me titull formal në anglisht, University Lecturer (PhD) në Aalto University në Helsinki te Finlandes. Një klase 45 minuteshe për teorinë e kerkim-studimit për kulturën e konsumit, si psh qysh tregu ndrron ose shfaqet si konsum ose si nje aktivitet i shtyre nga rrethi. 

    Poashtu, tema tjetër e shpalosur quhet Ping Pong: si duhet t’veprojme kundrejt rritjes se muzikes hiper-kapitaliste në botë. Sipas postimeve në Instagram, ky panel diskutimi do sjelle ndërkombetar ekspert në fusha të tyre për një bisedë të gjërë rreth ksaj dukurie.

    Panelistë të tjerë internacional shumë të njohur:

    Alan Crofton -Mangaing Director of Kala, Explorations, ION, Inner State and Hospitality On The Beach-London, UK.

    Grego O’Halloran- PR dierctor of Unum Festival -që 15 vjet në industrinë së muzikës elektronike-Ibiza, Spain.

    Julia Richter- Themluese e Allalonemagazine- Berlin, Germany.

    Ditëve në vijim pritet shpalosja e tërë programit të PMC-se, ku pritët të perfundoj më një performancë të Shtunën me 4 Dhjetor. Viti i parë i konferencës përkrahet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulutrës Rinis dhe Sportit, si dhe Hej Taxi.

    Facebook: facebook.com/prishtinamusiconference

    Insagram:instagram.prmusiconference

    LinkedIn: .linkedin.com/events/prishtinamusicconference

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark