Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike,organizojnë konferencë rajonale dyditore për siguri kibernetike.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, JanBraathu, koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Nehat Mustafa, zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Stefan Çipo, zv/ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ministra e zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë, udhëheqës të agjencive të zbatimit të ligjit, rektorë të universiteteve, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike.
Konferenca do të fillojë sot më 21 nëntor, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme./Insajderi.com