Kombëtarja e Gjermanisë do të bëhet me trajner të ri pas përfundimit të Kampionatit Evropian, raporton Insporti.
Joachim Low, trajneri aktual i “Panzerave” do të jap dorëheqje nga pozita e trajnerit të Gjermanisë për t’i liruar vendin ish asistentit të tij, Hansi Flick.
Flick, i cili gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me Bayern Munich, pritet ta marr drejtimin e Kombëtares Gjermane në muajin shtator.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit Gjerman. Kujtojmë që Flick ishte pjesë e Gjermanisë në triumfin e vitit 2014, ku “Panzerët” u shpallën Kampione Bote për herë të katërt në histori.