×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Konfirmohet lajmi i Insajderit, Përparim Islami nënshkruan më SC Gjilanin

    Insajderi
    25 June 2022 - 19:11

    Ashtu siç raportoi Insajderi javë më parë, tashmë mbrojtësi i krahut të djathtë, Përparim Islami ka zyrtarizuar kalimin e tij tek skuadra e Gjilanit.

    Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

    SC Gjilani ka njoftuar se me Islamin kanë nënshkruar marrëveshje të vlefshme për dy vite.

    “Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e klubit.

    Kujtojmë se, Islami, i cili i është bashkuar Dritës në qershor të vitit që lam pas, në të kaluarën ka luajtur tek Prishtina, Trepça ’89 e Feronikeli.

    Ndryshe, dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita dhe SC Gjilani njihen për rivalitetin e skajshëm që kanë, por kjo nuk ka ndaluar lojtarët që të kalojnë nga njëri ekip në tjetrin.

    Vlen të theksohet se tek dy skuadrat përkatëse kanë pasur “revolucion” sa i përket lojtarëve të rinj dhe atyre që janë larguar.

    /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark