Romelu Lukaku do të kthehet tek Interi, si i huazuar nga Chelsea për sezonin e ri. Këtë e ka konfirmuar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Interi do t’i paguajë një tarifë prej tetë milionë eurove plus bonuse Chelseat për huazimin e belgut deri vitin e ardhshëm.
Interi s’ka detyrim për ta blerë Lukakun në qershor të vitit 2023. Ai do të marrë rrogë vjetore prej tetë milionë eurove.
Lukaku u transferua te Chelsea nga Interi vetëm verën e shkuar për një shumë rekorde prej 110 milionë eurove. Periudha e tij me Blutë nisi mirë, por më pas ai me disa deklara