×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Konfirmohet sezoni i dytë i “Squid Game”

    Insajderi
    22 January 2022 - 11:43

    Bëhuni gati sepse seriali i famshëm i Netflix, Squid Game do të ketë një sezon të dytë dhe kjo është konfirmuar nga vetë kompania.

    Së fundmi, CEO i Netflix dhe shefi i përmbajtjes, Ted Sarandos konfirmoi se mini-seriali korean po rikthehet.

    I pyetur nëse shikuesit do të merrnin një sezon të dytë të serialit më të njohur të Netflix ndonjëherë, Sarados tha se do të vijnë më shumë veprime të tjera

    “Absolutisht,” u përgjigj ai. “Universi Squid Game sapo ka filluar.”

    Më parë, Hwang Dong-Hyuk konfirmoi se seriali do të rikthehej duke shtuar se ai ishte në “procesin e planifikimit”. Sarandos nuk dha hollësi se kur do të rikthehet seriali, apo si do të dukej një univers i zgjeruar i Squid Game.

    Por nëse seriali merr trajtimin e plotë të Stranger Things, ai potencialisht mund të zgjerohet në lojëra dhe më shumë. (Netflix ka thënë vazhdimisht se lojërat janë thelbësore për strategjinë e saj të biznesit që ecën përpara.)

    Squid Game tashmë ka linjën e vet të mallrave dhe koleksionet e Funko Pop në Dyqanin Netflix. Një bashkëpunim i ri Bape është planifikuar të përfundojë së fundmi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark