×
Show

Konfirmohet zyrtarisht, Rina Balaj më nuk është pjesë e ‘On Records’

Insajderi
29 October 2019 - 15:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

U bë zhurmë e madhe në media kur u tha që e ka lënë muzikën.

Por tash po del që këngëtarja shqiptare nga Kosova, Rina Balaj është larguar përfundimisht edhe nga kompania muzikore “On Records”, shkruan Insajderi.

REVIEW / Prishtinasit ‘shashtrisen’ nga kjo kafshë

 

Këtë gjë me anë të një shkrimi në “Instagram” e ka konfirmuar tashmë ish-menaxheri i saj, Meti Elshani i cili ndër të tjera ka dhënë arsyetimin pse llogaria e “Instagramit” të Rinës është shndërruar në OnRecords.

© Meti Elshani [insta story]
Sipas Elshanit, llogaria e Rinës në “Instagram” ka qenë me kontratë pjesë e kompanisë së tij dhe për këtë janë marrë vesh të dy palët.

Duhet theksuar që kjo llogaria e Rinës pak ditë më parë ka qenë joaktive qysh kur u dha lajmi që Rina u largua nga muzika, për t’u rikthyer sot dhe për t’u bërë krye-temë në mediat rozë.

Tashmë “On Records” duke të ketë nisur një ‘epokë të re’ me emra dhe fytyra komplet të reja në skenën muzikore shqiptare, jo shumë kohë kur nga ky label u larguan Rina Balaj, Fero, Kida, Mozzik, Getinjo e Baby Gee.

/ © Insajderi – Review /

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark