×
  • Lajme
  • Aktuale

    Konfirmon ministrja Haxhiu: Njëri nga të arrestuarit për emblemat e UÇK-së ka kontakte me Rusinë

    Insajderi
    28 February 2022 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se njëri nga tre serbët që arrestua këtë të shtunë nga policia për blerjen e emblemave të UÇK-së, kishte komunikime me strukturat ruse dhe serbe.

    Sipas Haxhiut, ai ka pasur komunikime të shumta me federatën ruse dhe individ të strukturave të inteligjencës serbe.

    Haxhiu paralajmëroi se serbët që blenë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

    “Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata Ruse, individë të strukturave të Inteligjencës serbe, prandaj kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë”.

    “Prokuroria i ka liruar në procedurë të rregullt dhe ky vendim është i çuditshëm, i befasishëm, për ne si Qeveri por edhe për qytetarët. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.

    Ajo kërkoi që institucionet e vendit, sidomos gjatë kësaj periudhe të krijuar në Ukrainë, të kenë bashkëpunim dhe jo injorim të rreziqeve të mundshme.

    Prokuroria e shtetit i ka liruar të arrestuarit në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark