×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Konfiskimi i pasurive të paligjshme i hesht VIP-at kosovarë që shmangin miliona euro tatime

    Insajderi
    03 May 2021 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koncept-dokumenti pёr çështjen e pasurisё sё fituar nё mёnyrё tё pajustifikueshme nga Qeveria e Kosovës, ka bërë bujë ditëve të fundit. Sipas këtij koncepti, ata që kanë bërë pasuri në mënyrë ilegale, do t’u konfiskohet deri në qindarkën e fundit. Duke qenë se edhe këngëtarët shpeshherë janë kritikuar për mospagim të tatimeve, a janë ata të rrezikuar nga ky konfiskim?

    Qeveria Kurti që ka nga fillimi i mandatit, ka ardhur me ide e strategji të reja udhëheqëse.

    Nga ta, tash e disa ditë po përmendet një koncept-dokument, që ka të bëjë me çështjen e pasurisë, që shumë persona e kanë fituar në mënyrë jo të duhur.

    E në mesin e këtyre njerëzve, hyjnë edhe shumë këngëtarë, të cilëve disa herë u është drejtuar gishti, si kategoria që më së paku paguan tatim ndaj shtetit, e që më së shumti fiton, nga dasmat e mbrëmjet muzikore.

    Syri.net Kosova ka drejtuar disa pyetje në Administratën Tatimore të Kosovës, për t’i ditur statistikat e këngëtarëve që paguajnë tatim.

    Sipas përgjigjes së ATK-së, në Kosovë, saktësisht në ARBK , janë regjistruar deri dje (28 prill 2021) për biznes individual rreth 1143 të tillë.

    Ndërsa, për produksionet muzikore të regjistruara, ATK nuk ka informata.

    Tash, nëse e bëjmë një llogaritje, për një këngëtar/e që mesatarisht ka 50 mbrëmje muzikore ose dasma, gjatë gjithë vitit dhe nëse në një mbrëmje merr një mesatare prej 3000 mijë euro, këngëtari/ja në fjalë për një vit fiton 150.000 euro.

    Pra, nëse një këngëtar/e i fiton mesatarisht 150.000 euro në vit nga muzika, siç e kërkon ATK-ja, obligimi duhet të paguhet 9% e fitimit, pra që i bie 13.500 euro në vit.

    Nëse e vazhdojmë llogaritjen, 1143 tatimpagues këngëtarë nga 13.5000 euro në vit fitim (nga 150.000 sa fitojnë përafërsisht në vit) atëherë i bie që këta këngëtarë të paguajnë rreth 15.430.500 euro në vit!

    ATK ka treguar gjithashtu se në rast të mospagimit, tatimpaguesit e tillë do të gjobitën, ashtu siç është paraqitur në tabelën më poshtë:

    Image

    Por, a po frikësohen këngëtarët nga ky konfiskim që mund të iu bëhet?

    Syri.net Kosova, gjatë ditës ka provuar të kontaktojë me emra të njohur të estradës, që kryesisht janë të angazhuar me dasma gjatë vitit, por, ata janë treguar shumë të rezervuar në lidhje me këtë çështje, duke mos dashur që fare t’iu përmendet kjo pjesë, madje, duke reaguar se s’duan ta dëgjojnë fare se mund t’u ndodh një gjë e tillë.

    Në fakt, këngëtarët kosovarë gjithmonë thuajse tregohen të rezervuar kur bëhet fjalë për përfitimet e tyre, madje, edhe në deklaratat që japin, flasin në mënyrë të përgjithshme, sikur të jenë të frikësuar se mos rrëshqasin në ato që mund të deklarojnë.

    Sidoqoftë, nëse ndodh deri te konfiskimi i pasurisë, mbetet të shihet nëse edhe këngëtarëve do u fshihen me fshesë fitimet e shumta që kanë akumuluar ndër vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark