×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konfiskohen 500 gramë ari në Vërmicë, u gjetën tek shoferi i autobusit

    Insajderi
    27 November 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës e ka parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se ari ishte gjetur tek shoferi i autobusit i linjës Kosovë-Shqipëri.

    “Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramëve”.

    “Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi o autobusit.  Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark