×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfiskohen mbi 28 kilogramë drogë në Vërmicë

    Insajderi
    27 November 2020 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia dje në Vërmicë ka konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha, transmeton Klan Kosova.

    Të dyshuarit pasi i kishin vërejtur policinë, i lëshuan çantat në tokë dhe ikën në drejtim të Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark