×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfiskohen pjesë të veturave në vlerë prej 10 mijë euro në Fushë Kosovë

    Insajderi
    14 September 2023 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vermicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.

    Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshi në mënyrë të padeklaruar. Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë.

    Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro.

    Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark