×
  • Showbiz
  • Show

    Konflikt jashtë? Stresi flet për raportet me Romeo Veshajn

    Insajderi
    26 February 2024 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artisti i njohur shqiptar, Stresi, së fundmi ka komentuar lojën e banorëve të Big Brother VIP Albania 3. I ftuar në ‘Fan Club’, ai tha se në këtë edicion është në mbështetje të Julian Dedës. Theksoi po ashtu që me Romeon ka shoqëri, por pak më shumë me aktorin e njohur. Pjesë nga biseda në studio:

    Stresi: Kur mendon që me dikë je mirë, sepse kur nuk ke eksperiencë dhe hyn për herë të parë, mendon se o ky është shoku im, ne po kalojmë shumë mirë, kur kalon një javë apo dy javë të del kundër dhe normalisht që do të zhgënjehesh.

    Enxhi Nasufi: Juli mund se e ka parë si shok dhe si mik Gazin?

    Stresi: Patjetër që po.

    Enxhi Nasufi: Se i the Cakos aman ishalla s’të dalin parashikimet, ti do shumë Julin si personazh se është i fortë, apo nuk ke ndonjë gjë që nuk të pëlqen dhe nuk shkon me Romeon se nuk e kuptoj.

    Stresi: Ne kemi qejf që t’i bëjmë gjërat ndryshe nga mendimet, Romeon e kam shok të them të drejtën, Julin e kam pak më shok, secili ka pozicionin e vet, tani unë ashtu e mendoj, jam tifoz i Julit.

    Ina Kollçaku: Ti je lojtar emocional dhe je i ngjashëm me Romeon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark