08:56 - 22 Shkurt 2023

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë, pak para mesnate. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.

Mediat greke bëjnë me dije se 7 shqiptarë kanë qenë bashkë në një kafene në Nea Joni dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.

Pasi kanë dalë jashtë njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëkombasit të tij, i cili ishte klient në lokal dhe nuk kishte lidhje me grupin.

Mësohet se ky i fundit fillimisht ka mbetur i plagosur por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë pak orë pasi është dërguar në spital.

Nga ana tjetër grupi i shqiptarëve që janë përfshirë në konflikt bashkë me autorin janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.