×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) hap zyrën në Uashington

    Insajderi
    04 March 2021 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E Enjte, 4 Mars 2021 – Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) me kënaqësi njofton se ka hapur zyrën në Uashington. Zyra, e vendosur në 1101 Pennsylvania Avenue, është vetëm tri rrugë nga Shtëpia e Bardhë dhe në distancë të vogël nga Kapitol Hilli.

    Kjo është një ditë krenarie për KPA-në dhe shqiptaro-amerikanët kudo”, tha Bruno Ceka, kryetari i KPA-së. “Zyra hap udhën për një kapitull të ri në historinë shqiptaro-amerikane dhe do të shërbejë të ndihmojë punën e vazhdueshme me politikën dhe vendimmarrësit në Uashington.”

    *Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) është organizatë jopërfituese e komunitetit e dedikuar të promovojë interesat e përbashkëta, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar.

    Për më shumë informata, kontaktoni:

    Email: [email protected]

    Telefon: 1-202-350-0803

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark