×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca lëshon seancën pas fjalës së Ganimete Musliut: Lirojeni karrigen, s’ju ka mbet tjetër veç të dilni në rrugë…

    Insajderi
    12 October 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që ta liroj karrigen e kryesuesit të seancës së Kuvendit pasi VV-ja bojkotoi debatin për mbështetjen urgjente për policinë.

    Ajo i tha Konjufcës se edhe ai është fajtorë për këtë që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës pasi ka ndikim në VV.

    “Kjo pamje tregon se ku I keni katandisur institucionet e vendit, kryetar nuk jeni krejtësisht i pafajshëm pasi nuk jeni pa fuqi politike keni ndikim në partinë e juaj, prandaj ju ftoj ta lironi karrige, të ia lironi karrigen një nënkryetari, s’ju ka mbet tjetër veç të dilni në rrugë dhe të protestoni pse nuk po nënshtrohet opozitën”, u shpreh deputetja Musli.

    Pas fjalës së Musliut, Konjufca tha se pajtohet me kërkesën e saj dhe ia liron karrigen njërit nga nënkryetarëve të Kuvendit,

    “Pajtohem plotësisht me kërkesën tuaj, seancën le ta udhëheqë ose nënkryetari juaj apo nënkryetari i LDK-së”, u shpreh Konjufca.

    Pas largimit edhe të Konfufcës seanca veçse përfundoi pa debat tjetër parlamentar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark