×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca-mazhorancës: Tregoni më shpejt se a i keni numrat, në sekond ju çojë në shtëpi

    Insajderi
    09 November 2023 - 13:37

    Po vazhdon të mbahet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

    Kryeparlamentari Glauk Konjfuca ka shkaktuara të qeshura duke ngacmuar mazhorancën.

    “Vetëm mazhoranca po voton, janë 60 deputetë që po votojnë, kështu që ju kisha lut mazhorancës të tregojnë më shpejt se a i kanë numrat a jo”, tha ai.

    Ai me të qeshura iu drejtua: A i keni numrat se për një sekond ju çojë në shtëpi.

    Ndryshe sot më 61 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës e ka miratuar  Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike.

    Përveç këtij projektligji sot në rend dite janë edhe disa të tjerë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark