×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca: Nuk pres marrëveshje Kosovë – Serbi

    Insajderi
    24 October 2022 - 17:27

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se nuk beson që do të arrihet një marrëveshje për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Konjufca, gjatë konferencës me temën “Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës” të organizuar nga Kolegji Universum, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Forumi Ballkanik (BF), tha se vetë nuk është optimist se mund të arrihet marrëveshje.

    “Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, pra sikur Serbia ta njihte Kosovën, do t’i shërbente jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Sepse besoj që një njohje e Kosovës nga Serbia është e mirë për gjithë Evropën, pasi do të mbyllte disa çështje shumë të rëndësishme”, tha Konjufca.

    I pari i Kuvendit të Kosovës tha se Serbia e ka dhënë mesazhin e qartë se cili është drejtimi i tyre.

    “Serbia tashmë e ka dhënë mesazhin e qartë se cili është drejtimi i tyre. E gjithë struktura e rëndësishme e Serbisë, inteligjenca, ushtria, policia, dhe politika e brendshme është e udhëhequr nga personalitete që hapur thonë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Rusinë. Vulin për shembull që tani udhëheqë me inteligjencën, pastaj Ivica Daçiq që është rikthyer si udhëheqës i politikës së jashtme dhe vetë Vuçiç tashmë”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark