×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca padit Kuçin, ia kërkon 15 mijë euro për ‘shpifje’

    Insajderi
    14 June 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka paditur zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçi, për ‘shpifje’ pasi kjo e fundit deklaroi se kreu i Kuvendit është pasuruar shpejtë.

    Në padinë e Konjufcës kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kuçi ka reaguar duke thënë se “me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë „djali të djalit djalit të mixhës“, që i ka mbetur pa u punësu”.

    Në fund të reagimit, zëdhënësja e PSD-së i thotë Konjufcës: Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert.

    Reagimi i plotë:

    Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë „djali të djalit djalit të mixhës“, që i ka mbetur pa u punësu.

    Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert. 😀

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark