×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Konjufca pas takimit me Escobar: Morrëm garanci se nuk mund të formohet kurrëfarë Asociacioni që cenon sovranitetin

    Insajderi
    28 March 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e këtij shteti njëherësh edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Sipas Konjufcës, temë diskutimi kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe rajon, procesi i dialogut dhe Marrëveshja e Ohrit, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark