×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca: Për zgjedhjet vendos Osmani pasi ta sheh raportin e sigurisë në veri dhe të bisedojë me partitë

    Insajderi
    08 December 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se për zgjedhjet do të vendos presidentja Vjosa Osmani, pasi ta sheh raportin e sigurisë në veri dhe të bisedojë me partitë në vend.

    “Institucionet e sigurisë duhet ta vlerësojnë situatën e rrezikshmërisë në veri, ta dërgojnë atë raport në KQZ – pastaj KQZ e dërgon në Presidencë”, ka thënë Konjufca në Dukagjin, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pastaj presidentja ka me na thirr ne, dmth partive politike, dhe nëse ka një konsensus, ashtu presidentja detyrohet me vepru”, ka thënë tutje Konjufca.

    Ai ka deklaruar se shteti është i gatshëm t’i mbajë zgjedhjet, tek e fundit sipas tij edhe me “njësinë speciale”.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark