×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca pret në takim ambasadorin e ri të Austrisë, flasin për zhvillimet e fundit

    Insajderi
    26 September 2023 - 15:30

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer,

    Konjufca ka përgëzuar Ambasadorin Schbetzer për detyrën e re dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit të Kosovës.

    “Austria mike mbetet partner tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, theksoi Kryetari i Kuvendit, teksa nënvizoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare. Ndërsa, Ambasadori Schbetzer e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe njëherësh rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit austriak për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike”, thuhet në komunikatë.

    Në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark