×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ​Konjufca: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën, ajo po na lufton pa zgjedhur mjete

    Insajderi
    27 November 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se orientimi gjeostrategjik i kombit shqiptarë është Bashkimi Evropian, NATO dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Konjufca para deputeweve të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, tha se sa më afër janë Shqipëria dhe Kosova, aq më lehtë është të mbrohen aspiratat kombëtare.

    “Orientimi ynë gjeo-strategjik kombëtar është në Bashkimin Evropian dhe brenda NATO-s dhe gjithnjë në miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

    Kryeparlamentari nga Kosova adresoi akuza ndaj Serbisë, për siç tha synimin për destabilizim të Kosovës.

    “Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë pa zgjedhur mjete. Ajo synon destabilizimin e Kosovës”, shtoi Konjufca.

    Në vigjilje të festës së 28 Nëntorit, Konjufca tha se gjithë heronjtë dhe veprimtarët që kanë rënë për çlirimin e Kosovës kanë pasur më zemër 28 Nëntorin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark