×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konjufca zbulon bisedën mes Kurtit dhe Vitisë: Ja pse hyri vonë në garë

    Insajderi
    24 November 2021 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka folur për humbjen e garës së Arben Vitisë në zgjedhjet komunale në Prishtinë, raporton Gazeta Insajderi.

    Konjufca, i ftuar në emisionin Desku në Kohavision, ka thënë se vala e tretë e pandemisë ndikoi që Arben Vitia të futej shumë vonë në garë.


    “Arben Vitinë e ka dëmtuar vonesa e kyqjes në garë, nuk kishte si ja bënte ndryshe, pikërisht kur dëshironte të vizitonte lagjet e Prishtinës ishte vera, kur do të ishte koha ideale por neve na goditi fuqishëm vala e tretë e Covidit”.

    “Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë vendosur për këtë opsion që të shtyhet fushata, duke lënë pozitën në Ministri për Prishtinën kur qyetetarët e Kosovës po vuanin nga Covidi 19”

    “Kur ra numri i valës së tretë dhe u qetësua pandemia, u kyq por ishte vonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark