×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident por nuk u dorëzua kurrë

    Insajderi
    17 September 2021 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nik Sherri është njëri nga konkurrentët e rinj të sezonit të ri të “Për’puthen”

    30-vjeçari i lindur në Mirditë por që jeton në Tiranë që në hyrje ra në sy për qetësinë dhe edukatën.

    I angazhuar tashmë si trajner personal prapa vetes ai ka një histori frymëzuese.

    Pas një aksidenti me makine Niku kishte humbur këmbën, të cilën sot ia zëvendëson proteza.

    Pavarësisht kësaj ai nuk është dorëzuar për të ndjekur ëndrrat e tij.

    “Unë mendoj se duhet të ngrihemi në diçka tjetër, kështu ishte edhe aksidenti ku unë fatkeqësisht humba këmbën. Nga ai aksident unë fillova më shumë stërvitjen sepse nëse mungon diçka ne ngrihemi në diçka tjetër, shembull në rastin tim të kem një trup të mirë fizikisht që të mos vihemi re shumë nga defektet që kemi”, ka thënë Niku në “Rreze dielli”.

    “Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi, nëse dorëzohesh ke marr fund. Gjithmonë duhet t’i bësh ballë çdo lloj situate. Çdo gjë ka zgjidhje mjafton të kesh vullnet dhe çdo gjë e kalon”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark